Qeveria zyrtarisht paralajmëron riformatim – s’dihet cili Ministër do të shkarkohet

Për herë të parë Isa Mustafa zyrtarisht ka paralajmëruar ndryshime në Qeveri. Riformatizimin e kabinetit qeveritar dhe zvogëlimin e tij e ka përmendur në komunikatën e lëshuar pas takimit që ka pasur me zyrtaren amerikane Vicoria Nuland.

“Ai po ashtu, theksoi interesimin që të punohet në riformatimin e Qeverisë, i cili do të përfshijë zvogëlimin e kabinetit, përfshirjen e njerëzve të rinj si dhe rritjen e efikasitetit dhe përshpejtimin e proceseve reformuese”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Mirëpo, ndryshime të tilla nuk janë përmendur më herët në Qeveri, pasi kryeministri Mustafa ka qëndruar pas asaj që ministrat e tij po punojnë punën e tyre siç duhet.

Ndërkohë, në PDK kanë kërkuar disa herë të ketë ndryshime në Qeveri dhe që disa ministra të dështuar të largohen nga Qeveria.

Deri më tash prej Qeverisë janë larguar Aleksander Jabllanovic, Ferid Agani e Hashim Thaçi. Ndryshime tjera s’ka pasur prej kohës kur PDK e LDK lidhën koalicion për ndërtimin Qeverisë./GazetaExpress/

Temat
LajmeVend

Të afërta