Prekëse, 21-vjeçarja me sindromin Down merr propozim për martesë

Një grua e re me sindromin Down është lumturuar tej mase kur i dashuri i saj u ul në gjunjë dhe i propozoi asaj me një unazë në ditëlindjen e saj të 21’të.

Ashley Greenhalgh ishte duke hapur dhuratat e ditëlindjes me miqtë e ngushtë dhe familjen, kur nxori një kuti unaze nga Danny Griffiths, i dashuri i saj.

Ashley, që është nga Nju Xhersi, kapi fytyrën me duar pas emocionimit dhe tha me zë të lartë: “Është unazë! Do të martohem!”, transmeton Gazeta Express.

Më pas i dashuri i saj u ul në gjunjë dhe e pyeti atë: “A do të martohesh me mua? A do të bëhesh gruaja ime?”.

Siç mund të shihet në videon e publikuar në Daily Mail, i dashuri i saj gjithashtu është me të njëjtin sindrom.

Temat
Fun

Të afërta