Policia: Dy persona janë arrestuar për vrasjen në Obiliq

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës, e ka konfirmuar vrasjen e 19 vjeçarit në Lajthishtë të Obiliqit, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast Policia ka arrestuar dy persona, ku më pas kanë bastisur shtëpinë e njërit prej tyre ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Ekol-Special me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës për vrasjen e 19 vjeçarit.

“Obiliq 09.07.2016-23:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit për motive të panjohura dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Viktima është dërguar në QMKF-Obiliq pa shenja jete, ndërsa me vendim të prokurorit njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e njërit të dyshuarit dhe aty kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë të tipit Ekol-Special me të cilën dyshohet se është kryer vepra e cekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /GazetaExpress/.

Temat
LajmeVend

Të afërta