Momenti kur ISIS rrëzon helikopterin rus, vriten dy pilotët (Video)

Militantët e ISIS kanë rrëzuar një helikopter rus në Siri, kështu duke vrarë të dy pilotet që ishin në bord.

Sulmi ndodhi në qytetin Palmira në Siri. Helikopteri rus kishte dy ditë që po sulmonte terroristët e ISIS në atë zonë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se ushtria e tyre i kishte detyruar terroristët të zmbrapsen dhe se helikopteri ishte goditur gjatë kthimit në bazë./GazetaExpress/

Shikoni momentin e rrëzimit:

Temat
BotëLajme

Të afërta