Legjenda e Anglisë: Griezmann do të jetë lojtari më i mirë në ‘Euro 2016’

Ish-futbollisti i njohur anglez, Gary Lineker tani po kryen punën e analistit.

Ai ka folur për finalen e madhe mes Francës dhe Portugalisë, por edhe për dy lojtarët më të mirë të këtij turneu, Antoine Griezmann dhe Cristiano Ronaldo.

Lineker ka thënë se Greizmann do të shpallet lojtari më i mirë në Kampionatin evropian ‘Euro 2016’.

“Antoine Griezmann do të jetë padyshim lojtari i turneut dhe kjo rrezikohet vetëm nëse Cristiano Ronaldo shënon tre gola në finale”.

“Ai i ka shënuar golat në mënyrë të bukur, lëvizjet e tij janë fantastike, prekja që i bën topit gjithashtu. Ai luan futboll të mrekullueshëm. Djaloshi duket si i vogël, me atë fytyrë si engjëll. Dhe ai po e shijon gjithë këtë”, është shprehur anglezi.

Gary Lineker1

griezmann-1-1024x683-780x439

Temat
Botë

Të afërta