LDK: Në çfarë derexhe ka ardhur Ahmeti, me e mbrojtë Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shkruar dje në facebook për kryeministrin Isa Mustafa.

Sipas saj, Mustafa nuk ka fytyrë të merret më me Prishtinën, “pasi për vite radhazi e ka degraduar kryeqytetin bashkë me klikën e tij duke vjedhur në kurriz të qytetarëve të Prishtinës”, shkruan lajmi.net

Por sot ka reaguar Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinës, duke e cilësuar shkrimin e Haxhiut “si gjithnjë irritues, duke vjell vrer ndaj kryeministrit të vendit”.

“Albulena Haxhiu, e cila gjatë muajve të kaluar, me veprimet e rrezikshme dhe të turpshme, irritoi opinionin vendor, rajonal e ndërkombëtar. Ajo që me sjelljet e saj i tmerroi fëmijët e Kosovës dhe rrezikoi shëndetin e deputeteve dhe deputetëve të Kuvendit”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas partisë qeverisëse, Haxhiu “s’la gjë pa bërë për të quar shtetin drejt anarkisë, duke mos kursyer jetën e policëve, duke djegur institucione, shtëpi të banimit, makina familjare”.

“Ajo që me dhunën e skajshme ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin në UNESCO dhe tash po bën çdo përpjekje për t’i lënë kosovarët pa liberalizim vizash.

Ajo që tentoi ta kontrabandojë burrin e saj, me të kaluar të dyshimtë inkriminuese, në ndërmarrjet komunale të Prishtinës, për përfitime materiale.

Personi që për të mbijetuar politikisht, nuk ka asnjë kufi moral, etik e politik.

Andaj, as dorëheqja nuk mund ta pastroj figurën e saj nga ‘bëmat’ e saj gjatë kësaj periudhe.

Ndërkaq, vet fakti që Shpend Ahmeti ka ardh në derexhe që ta mbroj Albulena Haxhiu është dëshmi e gjendjes së tmerrshme ku është zhytur ai”, thuhet në fund të reagimit të LDK-së. /lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta