Kuvendi vendos të hënën për ditën e ‘Nënë Terezës’

Të hënën do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës, që u ndërpre të premten si rezultat i mungesës së kuorumit.

Në seancën e nesërme do të shqyrtohet raporti i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015, raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015, dhe propozimi për shpalljen e 5 shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.

Votimi për Ligjin për Investime Strategjike ka dështuar të bëhet në seancën e kaluar, për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.

Temat
LajmeVend

Të afërta