Çfarë thotë Blero për lëndimin e Ronaldos (Foto)

Blero Muharremi njihet si një tifoz i flaktë i Barcelonës, por kësaj radhe ka shprehur mbështetjen e tij për yllin portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Finalja e ‘Euro 2016’ nuk shkoi mirë për superyllin e Portugalisë, pasi u lëndua në pjesën e parë, megjithatë kombëtarja e tij u shpall kampion.

“Është e dhimbshme shumë për këtë legjendë! Ronaldo shërim sa më të shpejtë, e ke merituar të bëhesh kampion. Njerëzit e mëdhenj, çka nuk i vret i bën më të fortë! Forca Ronaldo”, ka shkruar kantautori.

Ndërkohë që Stresi ka shkruar: “Zoti t’i shpërbleu lotët”.

ron

Temat
ShowbizSport

Të afërta