Zyrtare: Mësohet mosha e saktë e Sanches

Mesfushori portugez, Renato Sanches është 18 vjeçar, përkundër spekulimeve se ai mund të jetë më i vjetër.

Gazeta portugeze “Diario de Noticias” e ka zbuluar se Renato Sanches është në të vërtetë 18 vjeçar, duke i hedhur poshtë zërat se ai ka 23 apo 24 vjet.

Në bazë të dokumenteve të spitalit “Hospital de Amadora-Sintra”, Sanches ka lindur më 18 gusht 1997 në ora 15:25, me peshë 2.56 kilogram, transmeton Marca.

Mesfushori i cili u transferua në Bayern nga Benfica, është njëri ndër më meritorët për arritjen e Portugalisë në finale të kampionatit Evropian.

Ai është blerë për shumën e 35 milionë eurove nga bavarezët.

Renato Sanches

Renato Sanches

renato sanches

Temat
BotëSport

Të afërta