Zyrtare: Manaj transferohet te Pescara

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj është futbollisti më i ri i skuadrës italiane, Pescara.

Sulmuesi kuqezi ka kryer vizitat mjekësore gjatë paradites së sotme dhe është gati për sezonin e ardhshëm me skuadrën e re.

Manaj ka kryer vizitat mjekësore në qendrën ‘Montesilvano’, pasi njoftimi u publikua nga skuadra e Pescaras në profilin e saj në ‘Twitter’, ku shoqërohej me një fotografi të futbollistit të Interit.

Edhe gazeta më e madhe sportive në Itali, La Gazzetta dello Sport shkruan se Manaj është huazuar nga Interi drejt klubit të Pescarës, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë A.

Më herët ishte folur për huazimin e tij nga Interi drejt Peskarës, por sot sulmuesi dhe klubi kanë bërë një tjetër hap përpara duke kryer gjithë transferimin.

Transferimin e tij tek skuadra e inkuadruar në Serie A, e ka publikuar edhe sulmuesi shqiptar në profilin e tij në ‘Facebook’.

Temat
BotëSport

Të afërta