Zbulohet arsyeja pse Reali refuzoi 60 milionë euro nga Chelsea për Moratan

Real Madridi nuk dëshiron ta shes Alvaro Moratan, ky është lajmi sensacional që po qarkullon në mediat spanjolle
Chelsea e Arsenali janë duke luftuar kokë më kokë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Moratas.

Madje gjatë ditës së shtune u raportua se ‘Blutë e Londrës’ kanë dërguar ofertë prej 60 milionë euro në drejtim të Realit për ish sulmuesin e Juventusit, por që është refuzuar menjëherë.

Fillimisht u raportua se Reali refuzoi këtë ofertë për shkak se kërkon një shifër më të lartë, por Marca ka zbuluar një të vërtetë tjetër. Sipas gazetarit të Marcas, Ruben Jimenez, një burim i afër me klubin besohet t’i ketë thënë se presidenti, Florentino Perez, nuk dëshiron ta shes lojtarin e akademisë këtë verë.

Në Madrid besojnë se Benzema dhe Morata do të jenë shumë produktiv për Zinedine Zidanin për sezonin 2016/17.

Temat
BotëSport

Të afërta