Takimi i parë i deputetes Blerta Deliu-Kodra me burrin (Foto)

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka treguar shumë gjëra interesante në emisionin ’21 Gradë’ të RTV 21.

Pasi që foli për shumë gjëra, shikuesit ishin kureshtarë që të dinë se si është takuar deputetja më bashkëshortin e saj.

Ajo tregoi se me bashkëshortin e saj, Sabitin është takuar në Prishtinë. Ky takim kishte ndodhur pasi që bashkëshorti ishte kthyer nga Gjermania dhe takimi i tyre kishte ndodhur në një mbrëmje.

‘Në një mbrëmje të klubit të artistëve jemi takuar dhe në kontaktin e parë kam vërejtur diçka të veçantë tek ai, pas kësaj mbrëmje kemi filluar të kontaktojmë dhe kemi dal shpesh’, tha ndër të tjera Blerta Deliu-Kodra.

Ajo po ashtu tha se për 13 vjet martesë është shumë e lumtur me bashkëshortin, sidomos tashmë kur dashuria e tyre është kurorëzuar me dy fëmijë.

blerta
blerta-2

Temat
Showbiz

Të afërta