Shokuese: Dadoja terrorizon fëmijën në pishinë (Video)

Në këtë video do të shihni momentin e tmerrshëm kur një dado përpiqet të bindë fëmijën të notojë, por e terrorizon atë në pishinë.

Video është filmuar nga roja e shpëtimit dhe tregon se si gruaja e detyron vogëlushen të qëndrojë në ujë teksa ajo qan me të madhe.

Pasi e ngre me dy duar, dëgjohet duke i thënë : “Të betohem nëse qan edhe njëherë….tani qepe atë dreq goje. Nëna jote nuk më dëgjon nga këtu”.Ndërsa në një moment tjetër dadoja shihet duke i hedhur vajzës ujë në fytyrë.

Klipi shokues është postuar në “Youtube” në vitin 2012 nga roja e shpëtimit, por tani është ripublikuar për të sensibilizuar njerëzit që të kenë kujdes me fëmijët.

Temat
BotëLajme

Të afërta