Shkarkime selektive për zyrtarët e akuzuar të Ministrisë së Shëndetësisë

Në mungesë të një përgjigjeje zyrtare Ministria e Shëndetësisë, por edhe menaxhmenti i SHSKUK-së po arsyetohen se nuk kanë mundur të shkarkojnë edhe zyrtarët të tjerë ndaj të cilëve rëndojnë aktakuza.

Ministri Imet Rrahmani tha se sapo të marrë njoftim zyrtar nga Prokuroria do të veprojë sipas ligjit, duke shkarkuar të gjithë të akuzuarit që punojnë në MSH

Disa ditë pas shkarkimit të sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë Gani Shabanit, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, nuk ka mundur të iniciojë procedurë për shkarkimin nga detyra të zyrtarëve të tjerë të kësaj Ministrie ndaj të cilëve rëndojnë aktakuza.

Remzije Thaqi, e cila aktualisht kryen funksionin e kryeinspektores së Farmacisë, është duke u akuzuar nga Prokuroria për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan gazeta “Zeri”.

Aktakuza ndaj saj dhe disa personave të tjerë ka të bëjë me klasifikimin dhe shkatërrimin e barnave me afat të skaduar. Ajo vazhdon të punojë në Ministrinë e Shëndetësisë, ndonëse aktakuza ndaj saj është ngritur disa muaj para se me akuzë të ballafaqohet sekretari, Gani Shabani.

Temat
LajmeVend

Të afërta