ShBA dëbon dy diplomatë rusë pas ngacmimit të diplomatit amerikan në Moskë

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar dy diplomatë rusë si përgjigje ndaj një sulmi kundër një diplomati amerikan në Moskë, njofton Departamenti i Shtetit.
Zëdhënësi John Kirby ka tha se të dy zyrtarët – emrat e të cilëve s’janë bërë publik – ishin urdhëruar të largoheshin nga ShBA më 17 qershor.

Kirby po ashtu kishte thënë më herët gjatë këtij muaji se një polic rus e kishte sulmuan një diplomat amerikan afër ambasadës së ShBA-së në Moskë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

“Ky veprim ishte i paprovokuar”, tha ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta