Sarandë, kishte ardhur nga Greqia për pushime, zhduket 15 vjeçarja

Pushimet duket se i kanë “kushtuar” mjaft shtrenjtë një vajzë të mitur e cila kishte ardhur nga Greqia, por rezulton e zhdukur prej 24 orësh në Sarandë.

Izarua Kulla, 15 vjeç kishte ardhur me dy motrat për pushime.

Pas zhdukjes, prindërit e saj kanë bërë denoncimin në komisariatin e policisë.

Ata janë kthyer menjëherë nga Greqia dhe thanë se nuk kanë asnjë shenjë të saj.

Nëna e 15 vjeçares u shpreh se nuk është dijeni nëse vajza është larguar me dëshirë apo e kanë rrëmbyer.

Nëna tregon se ajo po jetonte me gjyshërit në Sarandë.

policia-e-sarandes_1468070741-7722302

Temat
LajmeRajon

Të afërta