Samanta, “the birthday girl”, zbuloni detajet nga ditëlindja (Foto)

Mes dhjetëra arsyeve për të festuar ajo ka patur një më shumë këtë herë.

Këngëtarja ka festuar mbrëmë ditëlindjen e rrethuar nga miq të shumtë që nuk kanë nguruar aspak të krijojnë atmosferën e duhur për një rast si ky.

E veshur me shumë stil, me një tufë lulesh në duar dhe tortën mbi të cilën qëndrojnë qirinjtë që formojnë numrin 26, gëzimi në sytë e Samantës i thotë të gjitha, shkruan ‘Intv.al’.

samanta_1468068783-5873707

Disa shotsa në fund, të qeshura dhe shpengim kanë qenë gjithçka që është dashur për ta quajtur mbërmjen të kryer. Por më shumë se fjalët flasin vetë fotot e ndara në Snapchat nga këngëtarja.

Ky është gëzimi i radhës për Samantën, e cila vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të fundit në bashkëpunim me Gent Fatalin, “Na e dina”.

sam2_1468068771-7064174

Temat
Showbiz

Të afërta