Ronaldo kërcënon Francën para finales

Cristiano Ronaldo është shprehur shumë entuziastë dhe ambicioz para takimit final të së dielës përball Francës.

Sulmuesi i Real Madridit ka deklaruar, se përkundër se francezët janë favorit në finalen e Evropianit, Portugalia në fund do të triumfojë, duke ngre në qiell Kupën e Evropës.

“Kam fituar çdo gjë me klube dhe do të ishte fenomenale të fitoj edhe me Kombëtaren”, deklaroi Ronaldo për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Besoj te lojtarët, besoj te shpirti i skuadrës, dhe besoj që mund të triumfojmë të dielën”

“Franca është favorite, por Portugalia do të fitojë”, përfundoi sulmuesi portugez.

Ndryshe, Ronaldo nuk ka ende asnjë trofe të rëndësishëm me kombëtaren dhe në rast të fitimit të këtij trofeu, karriera e tij do të kompletohej.

Temat
BotëSport

Të afërta