Ritës i ndalohet të zbresë në aeroportin e Tiranës?

Bujë mjaft të madhe bëri ardhja e Chris Brown në Durrës, por fatkeqësisht mungesa e Rita Orës ka bërë që të shpërthejnë rrjetet sociale.

Burimet ekskluzive të opinion.al kanë zbuluar se Chris Brown ka ftuar që t’i bashkohej në koncert edhe Rita Ora, e cila ndodhej nderkohë në Ulqin e shoqëruar nga Lewis Hamilton.

Rita Ora i është përgjigjur pozitivisht ftesës, por duket se paaftësia menaxhuese e drejtuesve të aeroportit, ka bërë që rreth mesnatës të ishte e pamundur që charteri i saj të ulej në Rinas.

Kjo nuk është hera e parë që aeroporti “Nënë Tereza” krijon probleme të tilla. Vetë Rita Ora përmes një postimi e ka uruar Chris Brown për koncertin që do të mbante në Durrës dhe ka shprehur keqardhjen që nuk mund të vinte.

Rita ka treguar edhe në Snapchat se është e pamundur të shkojnë në destionacionin e caktuar, që në këtë rast paska qenë Tirana.

Temat
Showbiz

Të afërta