Polici vret një person në Gjilan

Një polic ka vrarë një person afër 30 vjeçar me inicialet B.R., në lagjen “Arbëria” në Gjilan. Në Policinë e Kosovës për Regjionin e Gjilanit kanë treguar se Polici ka vrarë këtë person në vetëmbrojtje. Ngjarje ka ndodhur pak minuta më parë.

“Policia e Kosovës e ka marr një informatë se një person është duke e ngacmuar një vajzë të mitur, dhe me të dal në vendin e ngjarjes personi i dyshuar ka shti në drejtim të policisë dhe me këtë rast është plagosur një polic.

Pjesëtari i Policisë në vetëmbrojte ka shti ne drejtim të tij dhe me këtë rast personi në fjalë ka mbetur i vdekur”, ka thënë Ismet Hashani nga Policia e Kosovës për Express.

Ai ka treguar se Polici i plagosur është duke u trajtuar në spital dhe sipas tij gjendja është e rëndë.

Hashani ka tnënë tse të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe se po vazhdojnë të zbardhin detajet e kësaj vrasje.

Kurse, Jakup Pajaziti, i afërm i të vrarit, ka thënë për Klan Kosova se vrasja ka ndodhur shumë pranë shtëpisë së të ndjerit.

Pajaziti ka treguar se i vrari vuante nga sëmundje psikike dhe sipas dyshimeve të para ai ka sulmuar policin.

/Gazeta Express/.

Temat
LajmeVend

Të afërta