OKB e shqetësuar me testet raketore të Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje Iranit që të ndalojë lansimin e raketave balisitike duke thënë se ky veprim është ne kundërshtim me frymën e marrëveshjes bërthamore që verën e kaluar Irani e arriti me fuqitë botërore
Në raportin e parë rreth implementimit të kësaj marrëveshje para Këshillit të Sigurimit, Ban ka thënë se testet raketore mund të rrisin tensionet në Lindje të Mesme, raportojnë Reuters dhe Associated Press.

“Jam i shqetësuar se këto lansime të raketave balistike nuk janë në përputhshmëri të frymës së demonstruar me nënshkrimin” e marrëveshjes, ka thënë ai.

“I bëj thirrje Iranit që të përmbahet nga kryerja e këtyre lansimeve raketore pasi ky veprim e ka potencialin të rris tensionet në rajon”, ka shtuar më tej Ban.

Temat
BotëLajme

Të afërta