Luftë e ashpër mes Milanit e Juventusit për Pjacan (Video)

of England in action with of Croatia during the UEFA U21 Championship Playoff First Leg match between England and Croatia at Molineux on October 10, 2014 in Wolverhampton, England.

Milani e Juventusi janë duke luftuar kokë më kokë për t’i siguruar shërbimet e talenti kroat, Marko Pjaca
Talenti kroat, Marko Pjaca, gjendet para një udhëkryqi sa i përket të ardhmes së tij. Milan apo Juventus? Janë dy skuadrat që duan me çdo kusht shërbimet e 21 vjeçarit dhe po luftojnë kokë më kokë për ta bërë të tijin reprezentuesin e Kroacisë.

Sipas asaj që shkruan ‘Tuttosport’, Milan është favorit për të nënshkruar me anësorin e Dinamo Zagrebit. Madje kjo e përditshme shkruan se klubet janë marr vesh dhe se kanë mbetur edhe disa detaje.

Shtatë herë Kampionët e Evropës kanë ofruar 25 milionë euro për shërbimet e 21 vjeçarit. ‘Zonja e Vjetër’ po tenton që t’i krijojë probleme ekipit të Monetellas, pasi së fundi ka rritur ofertën – duke ofruar 1 milionë më shumë se Milani, plot 26 milionë euro.

Marko Pjaca sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A, dilema e vetme qëndron Milani apo Juventusi. Se cilën skuadër do të zgjedh Pjaca mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta