Ky është personi që u vra sot në Gjilan nga një polic i Kosovës

Në orët e vona të natës së sotme në Gjilan është vrarë një person i moshës 30 vjeçar nga një policë i Kosovës. Vrasjen e këtij personi me inicialet B.R. e ka konfirmuar edhe Policia e Gjilanit. Gazeta Express ka siguruar një foto të personit të vrarë.
Në një deklaratë të dhënë për Express Polica e Kosovës ka treguar se Polici ka vrarë këtë person në vetëmbrojtje.

“Policia e Kosovës e ka marr një informatë se një person është duke e ngacmuar një vajzë të mitur, dhe me të dal në vendin e ngjarjes personi i dyshuar ka shti në drejtim të policisë dhe me këtë rast është plagosur një polic. Pjesëtari i Policisë në vetëmbrojte ka shti ne drejtim të tij dhe me këtë rast personi në fjalë ka mbetur i vdekur”, ka thënë Ismet Hashani nga Polica e Kosovës për Express.

Ai ka treguar se Polici i plagosur është duke u trajtuar në spital dhe sipas tij gjendja është e rëndë.

Hashani ka tnënë tse të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe se po vazhdojnë të zbardhin detajet e kësaj vrasje./Gazeta Express/.

13625057-1200085016680467-879707562-n_1468099311-8411126

Temat
LajmeVend

Të afërta