Kitaroviç e shqetësuar për ndikimin e Rusisë në Ballkan

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, ka deklaruar se është e shqetësuar për shkak të ndikimi rus në Ballkan dhe ushtrimeve ushtarake të përbashkët mes Rusisë dhe Serbisë
Siç raporton shërbimi serb i mediumit rus “Sputnik”, Kitaroviç ka thënë se Rusia është duke bashkëpunuar në mënyrë aktive me disa shtete në rajon, si për shembull me Serbinë me të cilën po organizon edhe ushtrime të përbashkëta ushtarake “Vëllazëria sllave”, të planifikuar këtë nëntor, transmeton lajmi.net.

“Kjo na shqetëson veçanërisht neve”, ka thënë Kitaroviç. Ajo vlerëson se BE dhe NATO duhet t’i lënë dyert e hapura për vendet e Evropës Juglindore në mënyrë që të largojnë ndikimin e Rusisë në rajon.

Temat
LajmeRajon

Të afërta