Inter dëshiron të bëjë çmendurinë për Marion

Skuadra italiane nuk po dorëzohet për shërbimet e mesfushorit të Sporting Lisbonës, Joao Mario.

Interi po vazhdon të punoj për blerjen e portugezit Joao Mario dhe tratativa është në momente të nxehta, pasi që Sporting nuk po ul kërkesat e saj, por zikalterit nuk po dorëzohen.

Sipas La Gazzetta dello Sport, oferta e parë fillestare e Interit ka qenë 25 milionë euro plus 5 bonuse dhe kartonin e futbollistit të ri, Delgado, që llogaritet diku 2.5 milionë euro, por kjo nuk ka mjaftuar për drejtuesit e Sportingut.

Skuadra portugeze dëshiron të fitoj të paktën 45 milionë euro, po aq sa është klauzola e vjetër, pasi klauzola aktuale është plot 60 milionë dhe nuk ka mundësi të paguhet.

Megjithatë, Interi po mundohet me të gjitha mënyrat që të gjejë rrugën e duhur për te lojtari dhe dëshiron t’i plotësoj kërkesat e Sporting, pasi mendohet se lojtari do të blihet nga skuadra Jiangsu Suning në Kinë dhe më pas të huazohet tek Inter.

Joao Mario pritet të jetë dhurata e parë për tifozët zikaltër nga drejtuesit e rinj kinez të Suning Commerc Group.

Temat
BotëSport

Të afërta