Hysaj vazhdon me Napolin, i rritet paga

Elseid Hysaj do të vazhdojë me Napolin dhe paga e tij do të jetë 1 milion euro.

Mbrojtësi i Kombëtares sonë ka vendosur që të rinovojë kontratën deri në vitin 2020-të, ndërkohë që do të dyfishohet edhe paga e tij te napolitanët.

Sipas mediave italiane Hysaj do dyfishim rroge. Ai përfiton 500 mijë euro (neto) nga akordi aktual me klubin e kaltër pra pas firmës të re pritet që të fitojë plot 1 milionë euro.

Napoli po përgatitet për një revolucion të vërtetë pasi është shumë pranë shitjes të Zunigas dhe Maggios tek Watfordi në Ligën Premier.

Ndërkohë që për krahun e djathtë synohet afrimi i zviceranit Widmer të Udineses.

hysaj-2-e1468077661257-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta