Gjiganti portugez kërkon Hernanesin

Benfica raportohet se kanë kërkuar nga Juventusi për të marrë mesfushorin Hernanes në formë huazimi me opsionin për të blerë.

31-vjeçari mbërriti nga Inter në ditën e fundit të sezonin 2015, në një transferim që kushtoi në total 13 milionë euro.

Ai është përpjekur për të gjetur një pozicion të përshtatshëm apo të rregullt me ekipin e parë të futbollit në Torino, por nuk ia ka arritur.

Ish-mesfushori i Interi ka kontratë deri në qershor të vitit 2018, por sipas Sky Sport Italia, Benfica kanë kontaktuar me Juventusin për të kërkuar Hernanes në formë huazimi me një opsion të thjeshtë blerje.

Megjithatë, Bianconerët do të preferonin të shesin kartonin e tij të plotë, sidomos pasi që braziliani ka tërhequr interes nga klubet e Superligës kineze.

Temat
BotëSport

Të afërta