Flaka Krelani së shpejti me bashkëpunim (Video)

Pas një pune të gjatë, këngëtarja Flaka Krelani ka publikuar albumin e saj të parë, ku ka përmbledhur këngët e krijuara ndër vite dhe nëpërmjet së cilave sjell një frymë të re muzikore.

“Xperimental” mban titullin albumi që përmban gjithsej 16 këngë, shumicën prej të cilave, publiku do të ketë rastin t’i dëgjojë për herë të parë. “Xperimental” vjen me një spektër të gjerë stilesh dhe zhanresh.

Krijuesja e tij shprehet se ky album zbulon një anë tjetër të saj në muzikë, të cilën nuk e kemi parë akoma. Siç dihet tashmë, shumicën e teksteve të këngëve të saj Flaka i shkruan vetë.

Njëjtë ka ndodhur edhe sa i përket këngëve të përfshira në album. Flaka Krelani gjithmonë është veçuar për vokalin që ka. Ajo është ndër këngëtaret e pakta kosovare që insiston të performojë live, madje edhe në mbrëmje të ndryshme muzikore. Ëndrra e saj ka qenë që njëjtë ta promovojë edhe albumin e saj të parë në karrierën muzikore, por janë disa arsye që ia pamundësuan mbajtjen e një koncerti.

Menjëherë pas publikimit të albumit, Flaka ka filluar punën për krijimet e reja. Ajo për “Express Summer” ka bërë të ditur se shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim. Ndryshe, albumi “Xperimental”, tashmë është në shitje në Kosovë dhe vendet e rajonit.

Temat
Showbiz

Të afërta