Elvana Gjata në një lidhje të komplikuar?

Pas një mungese të gjatë me projekte dhe mbrëmje muzikore Elvana Gjata u kthye në skenë pak ditë më parë me këngën e saj më të re të titulluar ‘Njësoj’, në imazhet e të cilit këngëtarja shfaqet me një pamje mjaft të kuruar dhe në kulmin e elegancës.

Por natyrisht ajo që ra në sy në interpretimin e kësaj këngë dashurie ishte portreti i saj i trishtuar.

Sipas burimeve të afërta të gazetës ‘Panorama’, edhe mungesa e saj në treg ka qënë e lidhur me një moment jo të qetë që po kalon në gjendjen e saj sentimentale, sa i përket dashurisë.

Këngë, vargjet e të cilës janë dedikim dashurie, nuk dihet ekzaktësisht se kujt ja ka dedikuar këngëtarja, e cila gjithmonë ka preferuar të jetë evazive në media, në lidhje me rrëfimet e saj të dashurisë.

Temat
Showbiz

Të afërta