Deri këtu shkon xhelozia e Getit për Marinën? Ja ҫfarë e “detyron” të bëjë

Për reperin nga Kosova Getoar Selimi, jeta sentimentale po ecën me të njëjtat ritme si dhe karriera, ndërsa po përpjeton suksesin e klipit “Ajo”, në duetin me Majk.

Para pak ditësh ai festoi 34-vjetorin e lindjes dhe natyrisht që urimi më special që mori ishte ai nga e dashura, Marina Vjollca, e cila i bëri një dedikim romantik dashurie me anë të një statusi në Instagram: “I shtrenjti im, gëzuar ditëlindjen.
Ti je gjithçka për mua. Ndihem e bekuar që të kam”.

Por ky s’ishte urimi i vetëm publik i Marinës. Në programin “Procesi Sportiv” ajo i tregoi kolegut të saj, Edi Manushit, se sapo ishte kthyer nga festa e ditëlindjes së personit të zemrës, Getit, të cilin e uroi dhe nga ekrani i Top Channel. Kjo është hera e parë që Marina shfrytëzon hapësirën televizive të një programi të rëndësishëm sportiv, për të bërë një urim personal, gjë që ndodh rrallë në televizionet tona. Por ky urim ka dhe një paskuinta dhe që është xhelozia e jetës së tyre në çift.

Jo pa qëllim Marina zgjodhi ta urojë të dashurin nga emisioni me të ftuar futbollistë, për të cilët flitet se Getoari bëhet shumë xheloz. Burime pranë çiftit kanë pohuar për “Panorama” se Getoari bëhet shumë nervoz për prezantuesen bionde të “Procesit Sportiv” duke i kërkuar asaj të heqë dorë nga ky format, me të ftuar dhe audiencë kryesisht mashkullore. Reperi nga Kosova i sheh si konkurrentë të fortë djemtë e futbollit, ndaj po i bën presion Marinës që të heqë dorë nga programi.

Kërkesën e tij ua ka bërë edhe drejtuesve të Top Channel, ndërkohë që po punon që Marina të nisë punë në një nga televizionet e Kosovës. Edhe pse Marina kurrë nuk kishte bërë publike më parë detaje nga jeta e saj sentimentale, këtë herë është shtyrë nga Geti, i cili bëri të pamundurën për të dalë hapur bashkë.

Vetë Geti e quan “gruaja” në të gjitha postimet e tij në rrjetet sociale, aq sa ky cilësim ka lënë vend për aludime në mediat sociale, duke hamendësuar se çifti edhe mund të jetë martuar në fshehtësi.

Temat
Showbiz

Të afërta