Bonucci refuzon Man Cityn, rinovon me Juven

Juventus do të refuzojë ofertën 60 milionë euro të Manchester Cityt për Leonardo Bonucci dhe do t’i ofrojnë atij një rinovim.

Pep Guardiola e ka rezervuar yllin e Euro 2016 me Italinë si një përforcim ideal për mbrojtjen e tij në sfidën e re në Etihad Stadium.

Por, sipas Tuttosport, i preferuari i tifozëve bianconerë nuk ka dëshirë të largohet nga Torino dhe në vend të kësaj do të fillojë negociatat për të zgjatur qëndrimin e tij te Juventusi.

Agjenti i tij do të takohen me klubin në dy javët e ardhshme për të diskutuar një marrëveshje të re që parasheh pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.

Zgjatja e fundit e kontratës së 29-vjeçarit ishte në vitin 2015, dhe është nën kontratë me Juventusin deri në qershor 2020.

bonucci-2-e1468057075755-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta