Astronauti: UFO’t na urdhëruan të largoheshim nga Hëna

Astronauti Buzz Aldrin, ka konfirmuar atë që prej shumë kohësh teoricienët konspirativë e kanë deklaruar, pra ekzistencën e alienëve.

Në një intervistë të dhënë, Aldrin, i cili ka qenë pjesë e misionit Apollo 11, ka rrëfyer se janë urdhëruar nga alienët për tu larguar nga hëna.

Ja intervista e plotë:

Profesori: Çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë misionit “Apollo 11”?

Buzz Aldrin: Diçka e mrekullueshme, edhe pse gjithmonë e kishim parasysh këtë mundësi. Është fakt që ata (alienët) na urdhëruan që të largoheshim.

Profesori: Çfarë doni të thoni “na urdhëruan”?

Buzz Aldrin: Nuk mund t’ju jap detaje. Në Hënë ekzistojnë ca struktura dhe ato nuk janë tonat. Mund t’ju them vetëm se fluturaket e tyre ishin shumë më të përparuara sesa tonat, si për nga madhësia, po ashtu edhe teknologjia… dhe, ato ishin të frikshme!

Profesori: Por NASA dërgoi edhe misione të tjera në Hënë, pas “Apollo 11” ….

Buzz Aldrin: Natyrisht! A mendon se NASA do të lejonte të kaplohej bota nga paniku?!

Temat
Fun

Të afërta