As Ronaldo e as Messi nuk e fiton ‘Topin e Artë’

Sipas mesfushorit francez Blaise Matuidi, as Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi nuk do ta fitojnë Topin e Artë.

Ai thotë që Antoine Griezmann ka një sezon të jashtëzakonshëm, që mund të kurorëzohet me trofeun e Euro 2016.

“Mendoj se Griezmann është kandidat i fuqishëm për Topin e Artë me atë që ka bërë gjatë këtij sezoni në të gjitha garat”.

“Nëse duhet të votoja, do ta votoja atë. Është e jashtëzakonshme ajo çfarë ka bërë ai. Shpresoj që të vazhdojë kështu dhe jam i lumtur që një lojtar i tillë është me ne”, ka thënë Matuidi.

Griezmann ka shkuar në finale të Ligës së Kampionëve ku ka humbur nga Real Madridi, ndërsa konkurrent kryesor e ka Cristiano Ronaldon që është po ashtu në finale me Portugalinë.

matuidi-griezmann

Temat
Showbiz

Të afërta