Arreston katër persona në Maqedonia, morën pjesë në ISIS

Për ata është propozuar masa e paraburgimit. 7 persona dyshohen për terrorizëm. 5 janë nga Shkupi dhe 2 nga Tetova dhe Kumanova. MPB-ja i ngarkon ato për pjesëmarrje në “Organizatë terroriste”.

Policia ka kryer bastisje gjatë gjithë natës. Kanë gjetur CD, Kompjuterë, celularë, USB, tre pasaporta dhe veshje në gjuhën arabe “Shteti islam është i përhershëm”.

MPB nuk ka informacione nëse kanë planifikuar sulm terrorist në vendin tonë.

“Deri tani nuk kemi njohuri operative nëse këta persona kanë përgatitur sulme terroriste në territorin e RM-së, por duke pasur parasysh trajnimin e tyre ushtarak, ushtritë ku kanë luftuar, sigurisht që paraqesin kërcënim për Maqedoninë dhe vendet e rajonit”, tha Dejana Nedelkoviq, zëdhënëse e MPB-së.

Operacioni i MPB-së për arrestimin e personave që kanë luftuar në Siri dhe Irak është vazhdim i rastit “Celula”.

“Kjo është në suaza të operacionit “Celula” nëse ka lidhje mes tyre dhe a kanë qenë të rekrutuar nga persona të njëjtë do të vërtetohet në procedurën e më tejme”, theksoi Nedelkoviq.

Në rastin “Celula” u akuzuan 26 persona. 11 prej tyre e pranuan fajin dhe u dënuan me burg. Të tjerët janë në arrati. Policia këtë aksion e kreu në gusht të vitit të kaluar, ku u zbulua se përmes xhamive dhe OJQ-ve janë angazhuar luftëtarë për ushtri të huaja.

Temat
LajmeRajon

Të afërta