Arrestohet serbi, kryetar i komunës paralele të Podujevës

Autoritetet kosovare i kanë caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh, Obren Angjelkoviqit, kryetarit të komunës paralele serbe të Podujevës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra Serbe për Kosovën, duke e cilësuar ndalimin në pikën kufitare të Merdarës si tentim të autoriteteve të Prishtinës për ngritjen e tensioneve.

Arrestimin e një person të nacionalitetit serb në Merdare e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, shkruan telegrafi.

“Është arrestuar një mashkull serb pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme që dyshohet se i përkasin strukturave paralele serbe.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta