Të shtëna me armë në aheng, arrestohen tre persona në Prishtinë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Prishtinë të enjten ka arrestuar tre persona për gjuajte me armë në një ndej familjar edha ka sekuestruar një sasi armatimi.

Sipas një komunikate të PK-së, pas marrjesh së informacionit për të shtëna me armë në rrugën “Demë Ahmeti” në Prishtinë, ekipet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes.

Rasti i fundit ka ndodhur më datë 07.07.2016 në zonën veriore të kryeqytetit respektivisht në rrugën “Demë Ahmeti” në Prishtinë.

“Hetuesit policor të stacionit Veriu, pas pranimit të informacionit për gjuajtje me armë zjarri menjëherë kanë organizuar dhe kanë kryer me sukses një operacion bastisjeje në një shtëpi dhe në një veturë me ç’ rast kanë gjetur dhe sekuestruar :

Një (1) revole të tipit “Glock” 9×19, kalibër.9 mm,

Nëntëmbëdhjetë (19) copë fishek të kalibrit 9mm,

Një (1) revole të tipit “TT” kalibër 7.62mm ,

Një (1) armë automatike “M-70” kalibër 7.62mm

Shtatë (7) karikator, si dhe

Dyqindenëntë (209) fishek të të njëjtit kalibër.

Pas përfundimit të veprimeve të sipër cekura, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ndaj tyre ka iniciuar rast për veprat penale:

Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 i KPK-se dhe

Mbajtje ne pronësi, ne kontroll, ne posedim ose ne shfrytëzim të paautorizuar të armeve nga neni 374 i KPK-së”, thuhet në komunikatë.

Policia apelon tek qytetarët dhe kërkon nga ta që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve

Temat
LajmeVend

Të afërta