Spanjë: Demat godasin rëndë njerëzit në festival (Foto)

Ka nisur në Spanjë festivali 9 ditor i vrapimit të demave, i cili organizohet çdo vit që prej vitit 1910.

Pamje të tmerrshme janë publikuar që në ditën e parë nga kaosi në rrugët e Pamplonas, ku disa persona kanë mbetur të plagosur teksa janë goditur nga demat.

Ndërkohë, një toreador vetëm 19-vjeçar, në një dyluftim me një dem është goditur keqazi në organet gjenitale, por megjithatë ka vazhduar “luftën” deri në fund, duke e vënë për tokë demin.

Kryqi i Kuq njoftoi menjëherë se 6 persona kanë mbetur të plagosur në ditën e parë të festivalit pasi janë goditur nga demat. Ndërsa që prej vitit 1910 të paktën 16 persona kanë humbur jetën.

festivali i demit

festivali i demit

festivali i demit

Temat
BotëLajme

Të afërta