Reagim ndaj shkrimit (lexo shkarravitjeve) të Shefqet Dibranit

Shkruan: Haki Latifi

Po ti Shefqet Dibrani në shërbim të kujt je?

Kur vjen puna tek shpifjet, trillimet, ofendimet dhe kërcnimet Sh.D. mund të merret si shembull studimor nga departamentet universitare.

Me të lavdruar një i qmendur, është m’kat i Zotit. Kur të shanë një i qmendur, të qetë e ke jetën! Po jetojmë në nji kohë të ligë, Kur i qmenduri thot se jam “intelektual”, dhe të marrët, i duartrokisin!!!

Shefqeti nuk pranon veprimtar, funksionar të LDK-së, publicist a çfarëdo qoftë profesioni që shqytari i tij të jetë shqiptar, sepse ai ka rrezik, – rrezik krejt i padëshirueshëm për pragmatistin e përkryer të jetë manipulator, apo horr. Pra, pasi i ka bërë tërë përgatitjet e tij donkishotiane, ai e drejton shtizën e tij vdekjeprurëse drejt veprimtarëve që kurr nuk kursyen nga vetja për të mirë të LDK-së dhe të çështjës kombëtare.
I akuzon të gjithë ata pa përjashtim për hiç më pak edhe veprimtarët; ish kryetarin dhe themeluesin e Degës së LDK-së Mr. Shaip Latifin, nënkryetarin aktual të Degës së LDK-së në Zvicër z.Arif Baftiun, një ndër themeluesit e Degës, ish nënkryetarin dhe anëtarin e kryesisë së Degës z. Shaip Kastratin, një ndër themeluesin e Degës dhe anëtarin e kryesisë z.Ajet Avdylin, kryetarin aktual Haki Latifi, që në dy mandate e udhëheqi degën e LDK-së së bashku me bashkëpunëtor e tij, e akuzon Gani Hoxhën, njërin ndër luftëtarët e qetës së Llapit , ish kryetar i fondit të 3 %-it për Zvicër dhe ish anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër duke ofenduar edhe familjet e tyre. Përgojon dhe ofendon veprimtarin e LDK-së dhe publicistin Xhevat Rexhaj e të tjerë …
Ti Sh.D. Pa kurrfarë turpi ofendon dhe përgojon deputetë të LDK-së dhe luftetarë të luftës së fundit dhe familjet e tyre.
Ti Sh.D. Pa kurrfarë turpi ofendon dhe përgojon familjën e Presidentit Rugova, ofendon dhe përgojon familjën e Presidentit Sejdiu e të kryeministrit Isa Mustafa.
Kurse ti Shefqet Dibrani mrizojshe nën hijën e lisave të St. Gallës dhe nuk pushove me akuza, ofendime, përfolje, lakime emrash gjatë kohës sa ishte gjallë Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, vazhdove me të njejtin avaz në kohën presidentit Fatmit Sejdiu dhe tani nën udhëheqjen e Akademik Isa Mustafa duke tentuar me çdo kusht të futen në librin e shkarravinave t’ua veprimtarë të LDK-së e të çështjës kombëtare.
Në shkarravinat t’uaja të radhës përmend edhe firmën LATIMO- projekt ky që ka kaluar nëpër të gjitha procedurat e Degës së LDK-së në Zvicër si dhe organeve ligjore Zvicrane dhe me transparencën e saj të plotë ndihmoj dhe kontriboj edhe për vizitën e fundit të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova bërë Degës së LDK-së në Zvicër ku ti mrizojshe nën hije gjatë kësaj kohe. Si duket kësaj radhe këshilltarët e tu ja paskan huq kësaj radhe me shpifjen e radhës në të cilën kogja mund të djersitesh para drejtësisë për këto shpifje e trillime.

Në vend të përfundimit:
Tani ti Sh.D. keni marrë rolin e shkarravitësit që me jargët e t’ ua mundohesh të stërpik çdo veprimtar, funksionar të LDK-së, sulmon dhe kërcnon gazetar e publicist me qëllimin e vetëm të tij që të krijoj material të bollshëm në librat shkarravitëse të radhës.
Se nuk marr pjesë në garat e tij të pshtymës, tregojnë edhe temat që e kanë përcjellur Kuvendin e LDK-së dhe të Degës së LDK-së në Zvicër janë retorikë e njëjtë, insinuata, shpifje, trillime e kualifikime që bazohen apo motivohen në prapavijë dhe skenare tashmë të dështuara politike dhe jo në interes të anëtarësisë së LDK-së. Unë dhe bashkëveprimtarët e kësaj Dege i japim llogari kuvendarëve të Degës së LDK-së në Zvicër, të cilët pa as një vërejtje e kanë miratuar me shumicë apsolute raportin tim. Jam krenar që unë dhe familja ime prej themelimit të LDK-së e gjer më sot pa pushuar as një çast kam qen në shërbim të LDK-së dhe të kauzës kombëtare. Edhe pse kurrnjëherë nuk kam qen pjesë e komisioneve të tre përqindëshit jam krenar që e kam mbështetur dhe përkrahur çdo aksion që është kërkuar nga unë si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqe. Këtë mund ta dëshmoj në çdo kohë kur kërkohet nga unë por edhe në të ardhmën nuk e kam ndërmend të ndalem sa herë kërkohet që të jap kontributin tim modest për të mirën e LDK-së dhe të kauzës kombëtare. Për inate politike, tipa si ti Sh. D. vazhdojnë të njollosin, shpifin, ofendojnë por unë ju kam treguar që në fillim se në lojën e pështymës nuk marrë pjesë. Nuk marrë pjesë në garat të tilla të pista.
Nuk më ka rënë as të dëgjoj e as të lexoj nga një shqipfolës akuza më të rënda (shpifje deri në fyerje) për veprimtar të LDK-së, nëpërkëmbje e tallje me Fondin e tre përqindshit që ishte djersa e popullit kundër nënshtrimit nga okupatori serbo-sllav. Ndaj figurave të veprimtarëve, funksionarëve të LDK-së është luftuar edhe më herët, por tani luftohen nga elementët paterica të LDK-së në një formë më perfide siq je ti Shefqet Dibrani?!

Ti Shefqet Dibrani me zërin tënd të shurdhët nuk i dilet zot meritave të huaja, në rastin tonë, NATO-s dhe Amerikës, jo! Sepse do na dënoj Zoti!
Dr. Ibrahim Rugova ishte i madh, pikërisht sepse kishte mendjen e ndritur dhe shpirtin e pastër, si një vizionar dhe kolos largpamës, që ka ditur të krijoj miq të mëdhenjë të Kosovës, edhe duke ditur edhe se si t’i falenderoj ata dhe t’u shprehë mirënjohje më së miri!
Po, po, Rugova ishte gjenial dhe dhuratë nga Zoti për këtë popull aq të vogël, madje të vockël, të na dhuroj një njeri aq të madh, madje gjigant, me horizonte kolosale dhe vizionin që na solli Lirinë dhe Pavarësinë.
Dhe, realisht, s’kishte se si të jetë ndryshe!!!
Kjo më bën mua dhe bashkëveprimtarët e mi, të jemi më të fortë e më me shpresë, si dikur kur ishim në kulmin e luftës kundër Serbisë.

Është ky vetëm një budallallëk i Sh.D. apo “çka ka shpia e nxjerr thmia”, – kjo mbetet të shihet.

Ti Sh. D. vazhdo me përjargët dhe stërpikjet t’ua duke fol deri sa të thahet pshtyma e të shterret zëri i shurdhët, duke u gërvall, sepse askush nuk të dëgjon, sepse budallait, njeriut të sëmur mental dhe psikopatit duhet ti ndihmohet në këtë mënyrë, kur të gjithë e din se sjellja dhe puna e juaj nuk kanë vlerë. I cili as nuk njeh institucion të shtetit te Kosovës, as nuk njeh kryetar të LDK-së e kryeministër të shtetit që vjen nga partia e tij që thirret se i takon, as nuk njeh organet legjitime të LDK-së që kurr argatin s’ja ke bërë!. Sepse, si anti institucionalistë siq je hynë në grupin e , rezilëve e allçakëve që nuk respektojnë institucionet e vendit që i takon!

Haki Latifi

Temat
Opinione

Të afërta