Policia arreston personin që vodhi 26 mijë euro, duke u paraqitur si zyrtar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte i përfshirë në disa raste mashtrimi.

Sipas njoftimit të PK-së i arrestuari i paraqitur në disa raste si person zyrtar duke marr nga qytetarët para në vlerë prej 26 mijë euro, transmeton lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull /Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ishte recidivist i disa rasteve (mashtrim) duke u marrë një shumë parash prej 26000€ disa qytetarëve si dhe duke u prezantuar si person-zyrtar. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

arrest

Temat
LajmeVend

Të afërta