Përleshje mes një polici dhe një vozitësi që ikte nëpër Lipjan

Ka ndodhur një përleshje verbale madje edhe shtyrje fizike midis një vozitësi dhe një polici në rrugën kryesore “Lidhja e Prizrenit” në qytetin e Lipjan, rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së enjtes.
Ngjarja ka ndodhur derisa vozitësi kishte parkuar veturën “Opel Zafira” pranë një kafeneje për pak minuta në një vend të ndaluar, njofton gazetari i Kohës Ditore nga Ferizaj.

Sipas dëshmitarëve të rastit vozitësi i veturës nuk ishte pajtuar me një tiketë të shqiptuar nga policia, andaj kishte filluar përleshja.

Ndërkohë që vozitësi kishte hipur në veturë duke e nisur atë me një shpejtësi të madhe, Policia është duke u munduar ta ndalojë vozitësin prej më shumë se një orë i cili po bën xhiro me veturë nëpër rrugët e qytetit.

Gazeta ka tentuar, por nuk ka arritur të kontaktojë me Stacionin e Policisë në Lipjan lidhur me rastin.

Temat
LajmeVend

Të afërta