Momenti kur Nexhmije Pagarusha i komplekson “Bilbilat e Mushtishtit” (Video)

Sigurisht se ajo nuk mund të këndojë për shkak të moshës që ka. Nexhmija Pagarusha, la muzikën më herët se që duhej, por deri sot askush mundi ta zëvendësojë, Bilbilin e Kosovës.

Shumë gjenerata këngëtarësh dolën pas saj, por asnjëri nuk arriti t’i afrohet Nexhmijes e lërë më ta prekë nivelin që kishte këngëtarja ikonë e Kosovës, shkruan Magazina.al

Pasardheset e saj në muzikë janë fare larg, kështu që nevoja për ta pasur ende Nexhmijen në skenë vazhdon ende. Kjo ka bërë që producentët ta ftojnë këngëtaren e vjetër dhe të dashur në emisione muzikore për ta mbajtur më afër një artiste të vërtetë, edhe pse mosha sjell pengesa të mëdha.

Sido që të jetë Bilbili i Kosovës, u ftua si mysafire speciale në njërën prej emisioneve muzikore, “Rrënjët tona” që transmetohej në RTK. Në praninë e këngëtareve që tash dominojnë skenën, Nexha, këndoi “play-back” këngët e saj të dikurshme që janë kthyer të perla të muzikës shqiptare. “Bilbilat” e tanishem të Mushtishtit por edhe të tjerët, ndalën këngën, kur Nexhmija interpetoi, duke bërë ato të kompleksohen nga mungesa e talentit, sidomos nëse krahasohen me Nderin e Kombit, Nexhmije Pagarusha.

Temat
Showbiz

Të afërta