Mban të birin e ngujuar për dy vjet në një vend të tmerrshëm (Video)

Në Madrid të Spanjës, një baba me kriza mentale ka mbajtur të birin të mbyllur për dy vjet nga frika se do ta helmojnë fqinjët.

Djaloshi 19-vjeçar është liruar këtë javë, pasi ia ka dalë t’i kalojë disa filtër që i kishte vënë i ati në laptop, dhe i ka shkruar policisë, transmeton Telegrafi.

“Më ndihmoni. Babai po më mbanë mbyllur si të burgosur dhe po më abuzon. Ju lutem mos më ktheni përgjigje sepse mund të më vras” ka shkruar ai së bashku me adresën e vendbanimit.

Pasi forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë gjetur adoleshentin duke jetuar në gjendje të tmerrshme, me shumë gjësende të vjetra dhe të ndyta.

Mësohet se ai ka qëndruar kështu për dy vjet, ndërsa babai e rrihte shpesh, i jepte pak ujë dhe ushqim, ndërsa nuk e lejonte të dilte.

Babai po akuzohet për ndalim ilegal dhe trajtim mizor, ndërsa pritet të del së shpejti para drejtësisë.

Temat
BotëLajme

Të afërta