Labi sjell bashkëpunim me Yllka Kuçin (Video)

Përveç që është tejet i kërkuar në mbrëmje muzikore, ai, po ashtu mbetet ndër më të kërkuarit për bashkëpunime nga këngëtarët shqiptarë.

Pasi realizoi këngë një vit më parë në bashkëpunim me Genta Ismajli dhe reperin e talentuar 2 Ton, ai në pjesën e dytë të sezonit të verës pritet të sjellë edhe një tjetër bashkëpunim.

Projekti i përbashkët i Labit dhe Yllka Kuqit, pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme. Kështu të paktën ka bërë të ditur Tahiri për “Express Summer”.

Krahas muzikës, ai është i angazhuar në vepra humane dhe sferën e politikës. Labi, ka kohë që tashmë është përcaktuar që t’i futet garës për të qenë kryetar i Komunës së Ferizajt dhe këtyre bindjeve është duke u qëndruar pas akoma.

Në apo jashtë politikës, Labinot Tahiri mbetet ndër emrat më të pëlqyer të muzikës shqiptare.

Temat
Showbiz

Të afërta