Konfirmohet ardhja e ndihmës sekretares amerikane Victoria Nuland në Maqedoni

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Shkup, dërguar Telegrafit Maqedoni, konfirmohet ardhja e ndihmës sekretares së shtetit amerikan, për Evropë dhe Euroazi, Victoria Nuland, më 11 korrik.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, Nuland do të takohet me zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar çështje bilaterale dhe rajonale, përfshirë edhe nevojën për zgjidhje të krizës aktuale politike, mbështetjen për punën e zyrës së Prokurorisë Speciale, dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme./Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta