Haradinaj letër Thaçit e Mustafës për demarkacionin: Do t’ju mallkojnë brezat

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj përmes një letre të hapur drejtuar krerëve të shtetit Isa Mustafa e Hashim Thaçi, i ka lutur ata edhe një herë që të mos e ‘tradhtojnë’ vendin dhe ti falin 8 mijë hektarë tokë Malit të Zi, përmes demarkacionit.

“Mos e bëni këtë gabim, sepse do t’iu mallkojnë brezat që vinë. Mos e bëni këtë tradhti”, shkruan ndër tjera në letrën e tij deputeti dhe ish-luftëtari i UÇK-së.

Kjo është letra publike e Daut Haradinajt drejtuar Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit‏:

Mos ia bëni këtë tradhti vendit

Tryezë për Demarkacionin

Skenari i radhës i shumicës parlamentare, përkatësisht i Isës dhe Hashimit për Kufirin, është që ta fusin një fjali në marrëveshjen për kufirin, se gjoja kufiri mund të korrigjohet edhe pas ratifikimit në Kuvend. Ky është një mashtrim ordiner, sepse në Kuvendin e Kosovës nuk mund të ratifikohet asnjë version tjetër, përpos atij që është ratifikuar në Parlamentin e Malit të zi. Kjo që po e përgatisin Isa dhe Hashimi, është mashtrimi më i fëlliqtë i mundshëm.

E dyta, asnjë debat mbi parimin kadastral të marrëveshjes për kufirin, nuk mund të prodhojë rezultat tjetër. Kufiri duhet të përcaktohet edhe në bazë të kritereve të tjera, e jo vetëm mbi bazën e kadastrave të falsifikuara.

Thirrja ime për të gjithë ata që po duan ta legjitimojnë humbjen e 8 mijë e sa hektarëve tokë të Kosovës është: “Mos e bëni këtë gabim, sepse do t’iu mallkojnë brezat që vinë. Mos e bëni këtë tradhti”!

Daut Haradinaj, deputet i Kuvendit të Kosovës

Temat
LajmeVend

Të afërta