Gjuriq ia prezanton ambasadorit kinez “Luginën e Diellit”

Ambasadori i Kinës në Serbi, Lee Manchang ka deklaruar se pas bisedimeve me shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriqin, ka bërë të ditur se Kina nuk do të ndryshojë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.

“Kina është një mik i sinqertë i Serbisë dhe ne e vlerësojmë këtë shtet si mikun tonë më të mirë në rajon dhe Evropë”, ka thënë ambasadori kinez, gjatë prezantimit të projektit “Lugina e Diellit”, lagje kjo që planifikohet të ndërtohet në Mitrovicë të veriut, transmeton lajmi.net.

Ndërsa Gjuriq ka thënë se gjatë takimit me ambasadorin kinez në Beograd, i ka treguar atij për situatën në Kosovë dhe detajet lidhur me lagjen “Lugina e Diellit” për të cilën qeveria kineze pritet t’i ndajë 2.4 milionë euro. /lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta