E tmerrshme: Familja mbyll djalin në kafaz (Foto)

Disa foto prekëse tregojnë përpjekjen e një familjeje të dëshpëruar duke mbajtur djalin e tyre të sigurt në një kafaz.

Yin Xinzhao nga fshati Liupinbg, në veri-perëndim të Kinës, u diagnostikua me skizofreni, por familja e tij nuk mund të përballonte trajtimin, për shkak të kushteve ekonomike dhe u detyruar ta mbyllte atë në një kafaz, me shkakun se filloi të bëhej shumë i dhunshëm.

Nëna e Yin Xinzhao, tha se ai u godit rëndë në kokë gjatë fëmijërisë dhe atij iu shkaktua skizofrenia në moshën 8-vjeçare, shkruan tvklan.Ajo ka shtuar se ai jetonte lirisht në shtëpinë e familjes deri sa ai filloi të bëhej i dhunshëm kohët e fundit dhe filloi të thyente çdo gjë që i dilte përpara.

Anëtarët e familjes vendosën ta lidhin Yin Xinzhao duke përdorur një litar, por kjo mesa duket nuk ishte zgjidhja.

Në janar të këtij viti a u mbyll në kafazin 56 metër katrorë dhe familja e trishtuar mundohej të kujdesej duke e ushqyer.

Megjithatë që pas publikimit të historisë në “Daily China”, Yin Xinzhao tashmë 19-vjeçar, i është dhënë një hapësirë në një spital të specializuar të shëndetit mendor dhe tani po merr trajtimin e duhur.

yin_1467997982-827627

yin-1-634x380_1467997976-2776702

yin-2_1467997971-3086645

Temat
BotëLajme

Të afërta