De Biasi ka biseduar me Torinon për Ajetin

Për transferimin e Arlind Ajetiti ka folur edhe trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Ai ka zbuluar se për transferimin e lojtarit ka folur edhe me presidentin e klubit të Torinos, Urbano Cairo.

“Kam folur me presidentin Urbano Cairo ditët e fundit dhe më ka kërkuar informacion për Ajetin. Ia kam përshkruar lojtarin, karakteristikat dhe i kam thënë që ia vlente ta merrte. Është një djalë 23 vjeç, i marrë falas, që është vlerësuar si më i miri në ndeshjen Shqipëri-Rumani”.

“Është një futbollist i shpejtë dhe teknik dhe nuk shkakton shumë faulle, cilësi të rëndësishme për një mbrojtës. Është në zhvillim e sipër, mund të rritet edhe më shumë dhe luan mirë në mbrojtje me katër lojtarë, që besoj do të përdoret nga Mihajlovic te Torino”, ka thënë De Biasi për toronews.net.

De Biasi shumë shpesh ka folur mirë për lojtarët e Kombëtares, duke ndihmuar edhe në transferimin e tyre.

ajetii-rr-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta