Çka e lidh Chris Brown me shqiptarët (Foto)

Pak ditë më parë bëri të ditur në llogarinë personale të “Instagramit” se do të mbajë një koncert në Shqipëri.

Këngëtari i famshëm amerikan, Chris Brown, tek sot ka mbërritur në Tiranë.

Që në momentin e parë që ka zbritur në aeroportin e Rinasit kanë rënë në sy masat e rrepta të sigurisë, ndërsa më pas ai është nisur drejt Tiranës, ku mësohet se është akomoduar në hotel “Plaza”.

Mësohet se reperi i famshëm do të interpretojë në qytetin e Durrësit.

Po, shtrohet pyetja se kur ka dëgjuar për herë të parë reperi amerikan për vendin e shqipeve.

Kujtojmë kohën kur para tre viteve reperi amerikan është fotografuar në disa poza të ndryshme, duke mbajtur shumë afër zemrës flamurin tonë kombëtar.

Në foto, reperi me famë botërore, Brown, paraqitet së bashku me stilistin e njohur shqiptar, Ludovik Tunaj, i njohur me emrin e tij artistik, Ludo Lee.

Ndryshe, fotografitë janë bërë gjatë ndarjes së çmimeve Oscar të vitit 2013./Telegrafi/

ledri-1_1468006264-3053118

ledri-2_1468006271-8963846

ledri-3_1468006305-2223142

Temat
Showbiz

Të afërta