Arrestohet 43-vjeçari në Prizren i dyshuar për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës e ka arrestuar personin me iniciale R.K pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikim me NJerëz”.

Ngjarja siç bën të ditur Policia ka ndodhur sot pas hetimeve konsistente në qytetin e Prizenit.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në funksion të zbatimit të strategjive për luftimin e krimit të organizuar, veprave të ndryshme ilegale e veçanërisht realizimin e objektivave të saj në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, pas hetimeve konsistente, sot me 08.07.2016, në Prizren ka zhvilluar një operacion të suksesshëm policor me ç’rast ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R.K”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton lajmi.net.

Sipas tyre, i dyshuari, i lartëcekur (R.K), 43-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Trafikim me Njerëz” nga neni 171 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Pas realizimit të procedurave të intervistimit, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore – Departamenti për krime të rënda në Prizren, dhe me vendim te tij i dyshuari ndalohet për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore”:, përfundon komunikata./lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta